Presidenti Bujar Nishani miratoi disa simbole të institucionit që ai drejton, si dhe një dekoratë të re që përkon me shenjtërimin e Nënë Terezës.
Punimet e përzgjedhura nga komisioni dhe të miratuara nga Presidenti janë të autorit Ylli Beqiri dhe përfaqësojnë Flamurin e Presidencës, logon e këtij institucioni, si dhe dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.
Flamuri ka stemën e familjes së Kastriotëve, ku bie në sy përkrenarja e artë e Skënderbeut e vendosur me vështrim drejt duke simbolizuar paanshmëri dhe vendosmëri në përfaqësimin e unitetit kombëtar.
Presidenca shpjegon se gjethet e dushkut përfaqësojnë jetëgjatësi, forcë dhe dinjitet, një simbol i lashtësisë i përdorur nga mbreti Gent i Ilirëve. Këto detaje janë përdorur të njëjta edhe për logon e insitucionit të Presidentit.
Ndërsa për dekoratën “Nënë Tereza” bie në sy jo vetëm portreti i saj si punim origjinal i autorit, por dhe teksti i përdorur në dekoratë me kaligrafinë origjinale të Nënë Terezës.
Degët e ullirit që vendosen në bazamentin e dekoratës janë simbol i dëshirës për paqe, vëllazërimit dhe jetëgjatësisë.
Top Channel