Komisioneri Shtefan Fyle tregoi se ishte i informuar për të qënë optimist mbi dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë në qershor, bazuar në rezultatet e dhëna nga Tirana dhe komunikimi institucional me vendet anëtare.

“Jam optimist e më duhet të them optimist i informuar, që do të thotë se nuk ka kuptim të jem pesimist. Kemi punuar shumë ngushtë me autoritetet shqiptare dhe palët e tjera të interesuara mbi dorëzimin sipas rekomandimeve të fundit të vendeve anëtare.

Kemi punuar me vendet anëtare për përgatitjet mbi vendimin e qershorit të Këshillit Europian. Tashmë jemi në ushtrimin e draftit. Flas këtu për raportin që do t’u paraqitet vendeve anëtare dhe nuk do të zbuloj më shumë detaje.

Por dua të them se kemi evidenca të mjaftueshme që jo vetëm ta përsërisim, por edhe ta forcojmë rekomandimin tonë që e paraqitëm vitin e kaluar dhe shpresoj shumë se vendet anëtare do të dorëzojnë në bazë të sinjaleve pozitive që po dërgohen dhe se do të marrin me të vërtetë vendimin e duhur për Shqipërinë”, deklaroi Fyle.

Kjo deklaratë e komisionerit Fyle u bë gjatë konferencës për shtyp mbi 10-vjetorin e zgjerimit më të rëndësishëm të BE-së me 10 vendet e Europës Lindore më 1 maj 2004.

Pavarësisht qëndrimeve kundër zgjerimit të mëtejshëm të Unionit në prag të zgjedhjeve europiane, komisioneri raportoi se, përtej shtimit të popullsisë, ekonomisë dhe rolit ndërkombëtar të BE-së, edhe individualisht shtetet anëtare kanë përfituar falë zgjerimit të 2004.

Kalimi nga 15 në 25 vende, sipas tij, ka sjellë një rritje me 0.4% të GDP-së në Austri, 11 miliardë euro të ardhura shtesë për Holandën dhe Britania e Madhe eksportoi gati 50% më shumë, për shkak të rritjes së mundësive për investime dhe të kërkesës për produktet europiane.

Top Channel