Marangozi i gjymtuar, proteza mekanike me printera 3D

14/04/2014 00:00

“Isha në pozicionin e duhur për të parë ekzaktësisht se çfarë ndodh në duart e njeriut. Arrita të marr bazat e asaj që ka të bëjë me duart dhe mendova, përse mos bëj duart e mia?”.

Richard van As kujton momentin e Majit 2011, kur ishte shtruar në një spital të Johannesburg-ut, në pritje për të dëgjuar nëse gishti i tij do të mund t’i rikthehej sërish i qepur. Vetëm një orë më herët, ai kishte qenë në punishten e tij të zdrukthtarisë, duke prerë dru, kur sharra i kaloi diagonalisht duke i prerë 4 gishtërinj të dorës së tij të djathtë.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, aq sa nuk mundesh të kujtoj aktualisht se si ndodhi apo çfarë ndodhi”, kujton ai. Më shumë se sa i frikësuar për pasojat, apo për faktin se si do të jetonte teksa kishte humbur gishtat e tij, ai mendonte në fakt për mënyrat se si mund të rregullohej ky problem, si një marangoz i vërtet.

Pas disa ditë kërkimesh në internet, ai nuk gjeti askund se ku mund të blinte një protezë funksionale në vend të gishtave, teksa u habit tej mase kur mësoi për koston e protezave për duart dhe gjymtyrët, që nisnin nga dhjetra-mijëra dollarë.

Por, shfrytëzimi i internetit i dha atij përfitime, pasi mundi të gjente një video amatoriale të postuar nga një artist efektesh mekanike në shtetin e Uashingtonit, i quajtur Ivan Owen.

Së bashku me të, ata zhvilluan një gisht mekanik për Van As, por partneriteti i tyre shkoi edhe më tej, duke sjellë përfitime për të gjymtuarit në krahë apo në gjymtyrë anembanë botës, për shkak të krijimit të kompanisë “Robohand”.

I hapur zyrtarisht më Janar 2012, “Robohand” krijon proteza të përshtatshme mekanike, nëpërmjet përdorimit të printerave tridimensionalë. Jo vetëm kaq, por të gjitha dizajnet e saj janë “free” për t’u aksesuar nga kushdo, në mënyrë që cilido që ka akses në printera të tillë të mund të printojë gishtat-protezë, duar-protezë, apo edhe krahë-protezë gjithashtu.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel