5 gjërat që duhet të dini për kafeinën

11/04/2014 00:00

Gazetari dhe studiuesi amerikan Murray Carpenter ka bërë një studim të gjerë mbi stimulantin aq të konsumuar nga njerëzit: kafeina. Ai ka vizituar plantacionet e kakaos në Meksikë, ato të kafesë në Guatemalë, si dhe ato të kafeinës sintetike në Kinë.

Nga ky studim ai ka nxjerrë disa rezultate, të publikuara në librin e tij “Kafeina: Zakoni ynë i përditshëm që ndihmon, dëmton dhe na bën vartës”. 5 më të rëndësishmet janë:

1. Në ditët e sotme pihet më pak kafe.

Ne mendojmë se të gjithë jemi të varur nga kultura e kafesë, por parardhësit tanë kanë qenë më të “infektuar” se ne. Konsumimi i kafesë arriti pikun pak pas Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët konsumonin 46 gallonë kafe në vit. Sot, mesatarja e konsumit amerikan llogaritet rreth 23 gallonë në vit.

2. Bëhemi vartës fare lehtë.

Mesatarja që një person duhet të konsumojë për të ndjerë efektet e kafeinës është rreth 30 miligramë dhe 100 miligramë në ditë për t’u bërë në një farë mënyre vartës. Rreth 80 për qind e amerikanëve marrin kafeinë çdo ditë përmes kafesë dhe nëse zakoni i konsumit ndërpritet, 125 milionë amerikanë do të pësonin dhimbje kokë, ndërsa 32 milionë të tjerë stres ose probleme të tjera.

3. Asnjë filxhan kafe nuk është i barabartë.

Nuk ka një sasi standarte për kafeinën në një filxhan kafe dhe këtu përfshihet edhe filxhani me përmasa të vogla. Kompanitë e njohura të kafesë në SHBA, Starbucks dhe Dunkin Donuts kanë në gotat plastike me të njëjtat përmasa (16 ons) përkatësisht 330 dhe 143 miligramë kafeinë.

4. Kafeina në ushqimin tonë nuk është e përpunuar.

Në shumë produkte ushqimore nuk përshkruhet sasia e kafeinës që përmbajnë në ambalazhin e tyre. Kjo, për faktin se sistemi rregullator për kafeinën, gjithmonë në Shtetet e Bashkuara, ka funksion të dyfishtë. Kryesisht prania e stimulantit kërkohet për pijet energjike dhe jo për produktet që haen.

5. Kafeina mund të jetë e mirë… dhe e keqe.

Vetëm me fare pak kafeinë, truri juaj, gjaku, enët e gjakut, muskujt dhe sistemi tretës bëhen më efikasë. Kafeina mund të përforcojë aftësitë tuaja atletike, mund të rrisë vigjilencën dhe kujtesën. Por, nëse e teproni edhe fare pak, atëherë mund të ndjeni ankth, atak paniku, gjum të çrregullt dhe madje arrest kardiak.

Top Channel