F1, Hamilton fiton edhe në Bahrein

06/04/2014 00:00

Dy pilotët e Mercedes dominojnë tërësisht Çmimin e Madh të Bahreinit. Lewis Hamilton ka arritur të fitojë garën e dytë radhazi, pas asaj të Australisë.

I vetmi kundërshtar i  britanikut ka qenë piloti i ekipit të tij, Nico Rosberg, i cili një ditë më parë u rendit i pari në provat zyrtare.

I treti është pozicionuar Sergio Perez me Force India-Mercedes, ndërsa 2 pilotët e skuderisë Red Bull janë renditur përkatësisht Ricciardo i katërti dhe Vetel i gjashti. Ndërkohë, vetëm vendi i 9 për Alonson (Ferrari).
 
Për t’u shënuar në këtë garë ishte edhe një aksident i frikshëm në xhiron e 41-të. Autor i të cilit do të ishte piloti i skuderisë Sauber-Ferrari, Esteban Gutierrez, i cili fatmirësisht shpëtoi pa marrë lëndime.

Vendi i dytë në garën e tretë i jep mundësinë Rosberg të mbajë vendin e parë në klasifikimin për pilotë, 11 pikë më shumë se Hamilton. Në vendin e tretë Sergio Perez me Force India.

Skuadra Mercedes është dominuesja absolute e këtij fillim sezoni me 3 fitore në 3 garat e para në Formula 1. Por kjo gjë nuk mund të thuhet për Ferrarin i cili ka zhgënjyer edhe në Bahrein, gjë e cila detyroi presidentit Montezemolo të largohet para se të mbyllet gara. Kokëkuqja italiane duhet të reflektojë sa më shpejtë dhe të ndryshojë taktikën e saj në garat e ardhshme, përndryshe dhe ky sezon nuk do të sjellë asgjë për të.

Top Channel