PD: Deputeti i PS-së kërcënoi gazetarin

03/04/2014 00:00

Partia Demokratike denoncoi të enjten kanosjen që i është bërë gazetarit
të ‘Rilindjes Demokratike’ në Tepelene, pasi denoncimit, që sipas kesaj
partie, ai i kishte bërë emerimeve nepotike në Tepelenë nga deputeti i
Partisë Socialiste, Dashamir Kamberi.

Një ditë më parë, korrespondenti Telnis Kuqi, kishte raportuar në gazetë për një nga rastet nepotike, që është emërimi i vajzës së deputetit të Tepelenës, Dashamir Kamberi, në postin e nëndrejtoreshës së spitalit të këtij rrethi. Dje në darkë, bashkëshorti i nëndrejtoreshës, vajzës së deputetit Kamberi, ka telefonuar gazetarin dhe për më shumë se një minutë, i është drejtuar me kërcënime të tipit; do të të zhduk, je në gjak me mua, do të të vras, etj. Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të bëjë punën e saj, dhe të hetojë për këtë vepër penale të dhëndrit të deputetit Kamberi.Ne i kërkojmë deputetit socialist dhe mazhorancës ta dënojnë këtë ngjarje, dhe të distancohen nga kërcënimet dhe shantazhet ndaj medias së lirë dhe opozitare”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Top Channel