Moore: SHBA mbështet axhendën europiane të Shqipërisë

03/04/2014 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti Drejtorin për Çështjet e Evropës
Jug-Qendrore të Departamentit të Shtetit, Jonathan Moore, me të cilin
bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend e në rajon, si dhe mbi
bashkëpunimin dypalësh.

Moore rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA në avancimin e axhendës evropiane të Shqipërisë duke vënë në dukje se kjo i shërben zhvillimeve pozitive në të gjithë rajonin.

Meta dhe Moore ndanë bindjen se qytetarët shqiptarë kërkojnë zgjidhje konkrete dhe mesazhe pozitive për të ardhmen, dhe në këtë drejtim të gjitha forcat politike duhet të përqendrohen në mbarëvajtjen e një bashkëpunimi konstruktiv, veçanërisht për çështje të rëndësisë kombëtare.

Kryeparlamentari vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe theksoi se “në këtë 5 vjetor të anëtarësimit në NATO, është momenti të vlerësojmë arritjet dhe të reflektojmë të gjithë për forcimin e mëtejshëm të dinamikës së marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA si dhe mbi avancimin e axhendës euro-atlantike të rajonit të Ballkanit”.

Top Channel