7 fruta-perime në ditë ulin rrezikun e vdekjes

01/04/2014 00:00

Të hash shtatë ose më shumë racione fruta dhe perime në ditë është më e
shëndetshme se sasia e rekomanduar, 5, dhe do të zgjaste jetën e
njeriut.

Një studim britanik i kryer mbi 65.220 persona, burra dhe gra, tregoi se sa më shumë fruta dhe perime njerëzit hanë, aq më të ulëta janë gjasat që ata të vdesin në moshën e përllogaritur.

Sipas studimit, 7 racione në ditë ulin ndjeshëm rrezikun e vdekjes nga kanceri apo sëmundjet e zemrës. Por autoritetet shëndetësore thonë se 5 herë në ditë është e mjaftueshme dhe madje, shumë prej njerëzve luftojnë që të arrijnë edhe këtë numër.

Ekspertët thonë se përveç frutave dhe perimeve, faktorë të tjerë si moskonsumimi i shpeshtë i duhanit dhe alkoolit mund të ndikojnë gjithashtu në rënien e vdekshmërisë.

Studiuesit e Universitetit të Londrës përdorën të dhënat e Institutit Kombëtar të Kujdesit Shëndetësor, që mbledh të dhënat nga banorët e Anglisë çdo vit, përmes pyetësorëve dhe vizitave mjekësore.

Ata analizuan të dhënat e periudhës 2001-08, që u siguroi një foto të situatës sesa zakonet dietike të qytetarëve.

Top Channel