PD: Nëndrejtori i spitalit, i dënuar

31/03/2014 00:00

Partia Demokratike denoncoi emërimin e një tjeter funksionari në drejtoritë lokale, të cilët kanë patur probleme me drejtësinë.

Sipas selise blu, Uke Camaj, i emeruar nendrejtor ekonomik ne spitalin e Tropojës është dënuar me vendim gjykate për falsifikimin e diplomes.

“Në nëntor të vitit të kaluar, Ukë Camaj u dënua nga Gjykata me 1 milionë lekë gjobë, për falsifikim dokumentesh shkollorë.Kemi vendimin e gjykatës, madje edhe urdhrin e prokurorisë për asgjësimin e diplomës fallso, në zbatim të vendimit të gjykatës. Vetëm një muaj më pas, në dhjetor të vitit 2013, Ukë Camaj u emërua Nëndrejtor Ekonomik në Spitalin rajonal të Tropojës.Më pas erdhi urdhri për emërimin e tij nga shëndetësia falas e rilindjes.Kjo është administrata e Edi Ramës, këto janë meritat që vlerëson kjo qeveri. Ky është modeli që ka zgjedhur Edi Rama për Tropojën. Ky është shërbimi shëndetësor që Edi Rama ka ndërmend të ofrojë për qytetarët e Tropojës”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Top Channel