Kryeministri Rama udhëton sot në Athinë, pritet takimi ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis, ja çfarë do diskutohet mes dy liderëve Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë thirrje sërish për realizimin sa
më të shpejtë të reformës territoriale, të cilen kreu i grupit
parlamentar Petrit Vasili, e cilësoi një domosdoshmëri për t’i dhënë
funksionalitet dhe eficencë më të madhe pushtetit vendor.
“Lidhja e kësaj reforme me interesa të vogla fiktive politike, dhe vecanërisht elektorale, është qasja më e gabuar dhe dritëshkurtër dhe tepër e dëmshme, pasi verdiktin elektoral, në kohën dhe në momentin e duhur, të përcaktuar nga Kushtetuta do ta japin vetë shqiptarët dhe nuk do ta japin aspak, as bojkotet alogjike, që vetëm bëjnë një mision të gabuar që është ruajtja e statuskuosë së prapambetjes dhe anakronizmit të organizimit të pushtetit vendor”, tha Vasili.
Petrit Vasili u ndal edhe tek debati per Autoritetin e Medias Audiovizive funksionimin e te ciles e quajti gjysmak dhe ne raporte te paqarta me ligjin, duke shprehur mbeshtetje te plote per iniciativen e mazhorancen lidhur me kete institucion.
“Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbështesë të gjithë veprimtarinë ligjore që e bën institucionin funksionues, sepse është shumë e qartë, që edhe për ju që jeni aktorë të drejtpërdrejtë dhe të lidhur me këtë institucion, është shqetësim madhor që një institicion madhor gjysmak dhe i vendosur në raport jo të qarta me ligjin vazhdon të funksionojë si i tillë. Cdo nismë e maxhorancës që do ta vërë në lëvizje zgjidhjen e problemit do të mbështetet nga LSI”, theksoi Vasili.
Top Channel