Asgjësohen filizat e kanabisit në Shkodër, arrestohen tre familjarë, procedohen dy të tjerë Fshatit Kardhiq rrënjët i shkojnë deri tejmi tek molosët në periudhën e Ilirisë…edhe pse zhvillimin më të madh e mori gjatë mesjetës, ku u fuqizua e lulëzoi si një qendër e zhvilluar që kishte shkolla, hane e mbi 18 lagje të banuara.
Thuhet se në Kardhiqin e kohës kishte mbi 1 mijë shtëpi që ruheshin nga një fortesë e lartë e në pozicion dominues…Goditjen më të fortë Kardhiqi e pësoi kur Ali Pashë Tepelena vrau e masakroi mbi 700 burra si shenjë hakmarrjeje… Kardhiqi u dogj, njerëzit e tij u prenë e dhunuan, por nuk u shuan…
Kardhiqiotët vazhduan të jetonin në këtë vend edhe më pas edhe pse të tkurrur në rreth 300 banorë.
Rruga që ka rënë vende-vende si pasojë e rrëshqitjeve të tokës shkon tejmi në aksin aq shumë të reklamuar e që duhet të lidhte prej vitesh, nëse i referohesh premtimeve, Kardhiqin me Delvinën. Pas disa kilometrash rruga dredhon majtas e udhëtimi është i mundur vetëm përmes një makine të lartë si e vetmja zgjidhje, në të kundërt duhet ecur në këmbë.
Dikur ka qenë një fshat hijerëndë me gjurmët që i rridhnin deri hershëm në thellesitë e historisë, Kardhiqi i mbijetoi betejave, përplasjeve, masakrave pa menduar se dikur gjithcka do të ndryshonte e nga fshati i dikurshëm do të mbeteshin vetëm mure të ftohtë e gurë të vetmuar. Atë që nuk e bën dot shekujt e bënë shpejt vitet e harresës e braktisjes 23-vjeçare, që e kthyen Kardhiqin në një vend sot të braktisur.
Mjaftojnë pak minuta për të ndjerë ankthin e një qetësie mbytesë. Shtëpi të boshta, dritare të boshta, rrugica po aq të boshta e mes tyre një shkretërirë e plotë banorësh. Nuk është vështirë ta dallosh peshën që ka patur dikur. Mjafton të shikosh shtëpitë që flasin për një të shkuar të ngritur e pozitë lartë.
Ahmeti është pjesëtar i një prej dy familjeve të mbetura në fshat. Kaq janë sot frymëmarrjet e Kardhiqit, të tjerët vrapuan tej në kërkim të një jete tjetër.
“Me ardhjen e demokracise cdo gjë u shpërbë, gjithë njerëzit vërshuan që të jetonin një jetë më të mirë të iknin. Fshati ka qenë pa ujë dhe me shumë është bërë sebep uji në fshat se s’ka patur”, thotë ai.
Xhamia, të qetë e në krye kalaja e dikurshme. Është e njëjta me atë të historisë, por sot po bie si një ngrehinë mbi vete. Për Kardhiqin nuk është kujdesur askush, as për të ndaluar largimin e banorëve, e as për të shpëtuar këto monumente kulture që po zhduken e po shpërbëhen ashtu si jeta në këtë vend pa rrugë, pa ujë, me një bujqësi që në kushte të tilla nuk mund të zhvillohet, me mundësinë e vetme blegtorinë, edhe ajo me fitime minimale, njerëzit panë vetëm një rrugëzgjidhje; të largoheshin duke e kthyer kokën pas,por pa u ndalur.
Të mbeturit kujtojnë me nostalgji kohën kur Kardhiqi kish një tjetër fytyre, kur vetmia nuk gjente vend në këto rrugica e shtëpi që sot po mbulohen nga ferrat.
Vitet kalojnë e asgjë nuk ndryshon pasi sot investimet në këtë vend janë bërë thuajse të pamundura për shkak të numrit të vogël të banorëve. Kjo pengon, sic thonë të mbeturit, që edhe banorë të tjerë të rikthehen, të paktën për të rregulluar banesat e për t’i dhënë pakëz dritë Kardhiqit.
Tejmi duket shkolla e dikurshme që dikur ka patur 4 klasa fillore me nga 20 nxënës, pazari, vatra e kulturës, qendra shëndetësore, të gjitha valonin nga njerëzia, ndërsa sot mes tyre vrapojnë e livadhisin vetëm bagëtia e asgjë tjetër.
Kaq banorë kanë mbetur në Kardhiq. Në pak minuta mundemi t’i takojmë të gjithë përvec njërit që ka dalë malit me bagetinë të tjerët janë këtu edhe Kardhiqi është ketu…edhe shtëpitë, edhe rrugicat, edhe kalaja ….përvec banorëve….
Kardhiqi ka dy faqe njëra e të shkuarës hijerëndë dhe tjetra e të sotmes ku vetmia ka mbytur edhe historinë.
Top Channel