Kryeministri Rama udhëton sot në Athinë, pritet takimi ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis, ja çfarë do diskutohet mes dy liderëve Komisioni Europian ka vendosur t’ja delegojë Qeverisë shqiptare të
drejtën për të menaxhuar ndihmat financiare që Shqipëria përfiton nga
BE. Lajmi u njoftua nga një konferencë e përbashkët e ministres së
Integrimit, Klajda Gjosha dhe atij të Financave, Shkëlqim Cani.
“Duke filluar nga sot, vetë Qeveria shqiptare do të jetë përgjegjëse për procedurat e prokurorimit dhe zbatimin e projekteve nën këto komponentë dhe jo delegacioni i Bashkimi Europian, sikurse ka funksionuar deri tani. Gjithçka u bë e mundur pas nënshkrimit të vendimit përkatës nga Komisioni Eurupian, ku Shqipërisë i jepet e drejta nga menaxhimi i këtyre fondeve në mënyrë të pavarur, duke konfirmuar kështu besimin e plotë që Brukseli i jep sërish Qeverisë shqiptare”, tha ministrja GJosha.
Ministri i Financave shpjegoi se efektet pozitive për ekonominë që vijnë nga ky vendim i Bashkimit Europian
“Sistemi i menaxhimit të decentralizuar ka një rëndësi të veçantë, pasi përshpejton procesin e anëtarësimit në BE, si dhe për politikat e zhvillimit kombëtar. Akreditim do të thotë certifikim kapacitetesh, do të thotë më shumë fonde, më shumë vende pune, më shumë të ardhura, sepse BE-ja na jep më shumë besim dhe njeh profesionalizmin e strukturave tona menaxhuese”, tha Cani.
Programi IPA 2013 i kanalizon ndihmat e Bashkimit Europian në 6 fusha, që nga forcimi i sistemit gjyqësor e deri tek investimet në infrastrukturë dhe mbështetja e bujqësisë dhe punësimit.
Top Channel