Kryeministri Rama udhëton sot në Athinë, pritet takimi ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis, ja çfarë do diskutohet mes dy liderëve Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk marrë asnjë masë për dy zyrtarët e denoncuar prej saj si persona të dënuar nga gjykatat.
Zëdhenesja publikoi vendimet e gjykatave për drejtuesit e CEZ-it në Durrës dhe kreun e Zyrës së Punës në Korçë.
“Ja vendimi i Gjykatës së Durrësit, që dënon Plator Mehmetin, i caktuar sot nga Rilindja si kryeinxhinjer në CEZ me 10 muaj e 15 ditë burgim, si dhe 287 mijë lekë gjobë, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera”, deklaroi zëdhënësja Laura Vorpsi.
“Ja vendimi i Gjykatës së Korçës, që e dënon Florenc Tabukun, kreun e zyrës së punës, me 6 muaj burg dhe 250 mijë lekë gjobë për falsifikim dokumentash. Qeveria dhe kryeministri Rama, jo vetëm që nuk marrin masat e duhura, por bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të mbrojtur me çdo kusht këta persona dhe për të mbuluar të shkuarën e tyre. Partia Demokratike është e shqetësuar për kapjen e administratës nga persona që kanë një të kaluar të dyshimtë”, thuhej më tej në këtë deklaratë.
Top Channel