Incident në gjykatën e Korçës

30/03/2014 00:00

Seanca gjyqësore për caktimine  masës së sigurisë ndaj 4 të rinjve të arrestuar pak ditë më parë teksa transportonin tritol është shoqëruar me një incident të rëndë.

Gjatë zhvillimit të saj njëri prej të arrestuarve ka përplasur kokën tek muri duke pësuar edhe humbje ndjenjash si pasojë e goditjes së fortë.

Seanca, e cila ka nisur normalisht është pasuar nga ky incident, në momentin kur Sergei Cenolli është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa veprimi i tij ka sjellë edhe një reagim të ashpër nga ana e familjarëve.

Ata kane thene lëndë eksplozive dhe armë sot gjenden rëndom në rrugë, ndaj për 4 të rinjtë kjo është një padrejtësi.

Gjatë seancës nga ana e organit të akuzës është theksuar se 4 të rinjtë Halil Agolli, Sergei Cenolli, Ledjon Shupe dhe Vasjan Plasari janë arrestuar në kushtet e flagrancës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar 40 kg lëndë eksplozive në një nga minierat e Lozhanit dhe po e transportonin  me qëllimin për ta shitur.

Nga ana e mbrojtjes është pretenduar se të rinjtë janë provokuar për të bërë këtë veprim cka vërtetohet edhe me faktin se blerësi i lëndës eksplozive mbetet mister.

Pas kësaj gjykata vendosur ndaj4 të rinjtë masën e sigurisë arrest me burg

Top Channel