Përgënjeshtrimi i gjatë 54 faqe

28/03/2014 17:25

Një revistë sllovake u detyrua të publikonte një përgënjeshtrim prej 54 faqesh, pasi lidhi në mënyrë të pasaktë një politikan me një çështje pedofilie.

Në kryelajmin e publikuar në 2009-n, gazeta akuzonte politikanin Stefan Zelnik gjithashtu për përdorimin e pushtetit politik, për të devijuar një subvencion me vlerë 1,65 milionë euro të BE-së, për tek një firmë e zotëruar prej tij.

Megjithatë, akuzat rezultuan të rreme dhe pas një beteje të gjatë ligjore, gjykata shtrëngoi më parë gjatë Marsit revistën “Plus 7 dni” që t’i paguante politikanit një dëmshpërblim prej 55 300 eurosh për dëmtimin e imazhit.

Revista, gjithashtu u detyrua të publikonte një përgënjeshtrim të gjatë, me një fond të madh, që u shtri në 54 prej faqeve të revistës.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel