Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve

28/03/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama, gjatë inaugurimit të ndertesës së Institutit të
ish të përndjekurve politikë, e cila u restaurua tërësisht, tha se këta
qytetare do të dëmshpërblehen për të gjitha vitet e kaluara në burg,
duke nisur që nga këto ditë.

“Edhe pse kushtet ekonomike janë të vështira edhe pse dolëm nga një krizë e jashtëzakonshme që rrezikonte ta mbyste Shqipërinë, edhe pse gjetëm rrugës një mal me 720 milionë dollarë borxhe të paditura më parë, të paregjistruara më parë, të panjohura më parë, përsëri, megjithëse këto mund të ishin justifikim që ne të mos akordonim më shumë fonde se sa paraardhësit, ne kemi akorduar sasinë më të madhe të fondeve për 1 vit që një Qeveri e Shqipërisë ka akorduar për të përndjekurit, në një vit jo elektoral”, tha Rama.

Per kete vit jane vene ne dispozicion nga buxheti i shtetit 18 milionë dollare, dhe te paret qe do te perfitojne jane ish te perndjekurit politikë që jane gjallë e qe deri me sot nuk kane arritur te perfitojne asnje qindarke

“Duhet të llogarisim se tërësia e dosjeve është 12 760, 2027 janë shumë, dhe ndër to, 12 760 nuk është se pjesa tjetër ka mbetur ka mbetur tek kësti i parë, ka marrë dy këste. Mund të ketë edhe që i kanë të tre këstet dhe mund të mos jenë aq shumë të përndjekur”, tha Rama.

Rreth 12 760 ish te burgosur politike kane plotesuar dosjet dhe demshperblimi i tyre do te behet hap pas hapi.

“Ne do të shpenzojmë 10 milionë dollarë për të dhënë këstin e parë dhe për të sjellë një sens barazie midis atyre që nuk e kanë marrë dhe jo të shpenzojmë 8 milionë dollarët e mbetur për këtë vit, për ata që janë sot ende gjallë, duke i dhënë prioritet të përndjekurve që sot ende duhet të paguajnë faturat e jetesës në Shqipëri dhe sigurisht ne do të respektojmë cdo dosje për ata që janë pasuesit, për nipërit dhe mbesat, por në këtë sens rradhe, pra duke ndryshuar formulën për t’i dhënë prioritet atyre që sot janë gjallë, pavarësisht nga mosha e tyre”, tha ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj.

Ministri tha se gjate ketyre 20 viteve eshte bere shume pak per kete kategori qytetaresh, te cileve iu vodh ne menyre te padrejte nje pjese e madhe e jetes. Pas restaurimit te godines, Ministria e Mireqenies Sociale do te krijojë mundesi per dixhitalizimin e te gjithe informacioneve te ish te perndjekurve politikë, ne menyre qe te lehtesoje dhe proceduren per demshperblimin e tyre.

Top Channel