Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar “Kur isha fëmijë dëshiroja të largohesha nga Shqipëria për një fëmijëri më të bukur. Tashmë e rritur kuptoj se mërgimi më vodhi fëmijrinë, edhe vërtet vitet më të bukura të jetës i kujtoj pikërisht në Patos. Është e vërtetë, shpeshherë na mungonte uji edhe shpesherë dritat, shpesherë nuk kishim mundësitë të blinim ushqimet e shtrenjta, mirëpo tek ai vend i vogël unë gjeta botën më të bukur, më të dashur, më të ngrohtë”.
Argita dhe Detina jane dy motrat binjake qe se bashku me familjen e tyre u zhvendosen ne Londer per nje jetese me te mire dhe per me shume mundesi ne te ardhmen e tyre.
Perpjekjet per t’u bere dikushi ne jete fillojne qe ne klasen e pare, kur donin te merrnin vleresimet maksimale.
Megjithate periudha me e veshtire ka qene fillimi i adoleshences, racizmi… ne shkolle i ofendonin duke i quajtur sllovakë, duke i thënë te largoheshin andej nga kishin ardhur.
Tregojne se fëmijria e tyre mbaroi ne moshën 13-vjeçare kur filluan te merreshin me “problemet e të rriturve”. Ne ate periudhe filluan te punonin si kamariere në një hotel spanjoll.
Megjithate, familja nuk u ndal para asgjeje. Vajzat perfaqesojne sot Shqiperine ne 2 prej universiteteve me te famshme. Jane duke ndjekur post-doktoraturen, Argita ne University College London dhe Detina ne Harvard.
Japin mesim dhe zhvillojne eksperimente te ndryshme te rendesishme ne fushen e mjekesise molekulare.
Aktualisht, Detina po perpiqet te zbuloje funksionin e nje proteine qe quhet kofilin. Perfundimi me sukses i ketij eksperimenti do te shenonte nje hap perpara te shkences boterore ne lidhje me kancerin.
Kurse Argita ne te ardhmen eshte e interesuar të zbulojë mekanizmat se si stresi e vendos shëndetin e njeriut në rrezik, nderkohe qe vetem pak jave me pare ka publikuar nje reviste shkencore.
Top Channel