Dështon sërish komisioni për policinë

26/03/2014 00:00

Sërish komisioni hetimor për shkarkimet dhe ripranimet në Policinë e Shtetit nuk ka nisur dot nga detyra e tij, pavarësisht se po i afrohet fundit të periudhës dymujore që iu la në dispozicion nga Parlamenti.

Shkak janë bërë debatet e ashpra midis deputetëve socialistë dhe kreut të këtij komisioni, Arben Ristani. Sot duhet të përcaktoheshin dokumentat që mungonin nga Policia e Shtetit dhe kërkesa për dërgimin e tyre.

Debati nisi fill pasi kreu i kosionit nisi t’i bëjë pyetje specialistit të zgjedhur nga maxhoranca lidhur me kohën në të cilën ai e kishte parë këtë dokumentacion.

Deputeti socialist Taulant Balla kërkoi vazhdimin e evidentimit të mangësive në dokumentacion, ndërsa deputetët e tjerë e akuzuan Ristanin se po shkelte qëllimisht proçedurën e përcaktuar për të zvarritur punën.

Në debat e sipër, ku nuk kanë munguar fyerjet, Ristani kërkoi mbylljen e saj dhe u largua së bashku me dy deputetët e tjerë të Partisë Demokratike.

Top Channel