Tërhiqet amendamenti ‘Peza’

25/03/2014 00:00

Pas firmosjes nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta të memos së detajuar nga
Shërbimi Monitorimit të Institucioneve të Pavaruara, deputeti Alfred
Peza ka depozituar terheqjen e amendamentit ‘Peza’.

Me kete terheqje, Kuvendi i hap rruge zevendesimit ligjor te kater anetareve te AMA-s, si rrjedhoje edhe kryetares ne detyre Endira Bushati, mandatet e te cileve kane perfunduar prej me shume se nje viti e gjysmë.

Deputeti Peza ka depozituar paradite prane zyres se kryetarit te Kuvendit kerkesen ku thuhet se: “Në mbështetje të nenit 72 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ju njoftoj tërheqjen e nismës legjislative për projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, depozituar pranë Kuvendit, në datën 11. 12. 2013”.

Amendamenti ‘Peza’, kerkonte zgjedhjen e anetareve te rinj te amas, sipas germes dhe frymes se ligjit te ri. Ndaj nenkryetari i Komisonit te Medias Afred Peza, theksonte se ky amendament synonte  zgjidhjen perfundimtare te ngerçit te ketij institucioni, i cili nuk mund te merrte asnje vendim per shkak te mungeses se anetareve.

Por ne te njejten kohe Kuvendi konstatoi zyrtarisht mbarimin e mandateve te kater anetareve dhe vendosi te hape procedurate per vendet vakante. Ne kete menyre, merr fund ngerçi qe ka perfshire AMA-n prej vitesh, duke i lene hapesire zbatimit te ligjit dhe zevendesimin e anetareve te munguar.

Top Channel