Kopshti zoologjik në Danimarkë vret 4 luanë

25/03/2014 20:20

Një kopësht zoologjik në Danimarkë, i cili skandalizoi opinionin publik kur eliminoi një xhirafë të shëndetshme, u rikthye në qendër të tërbimit ndërkombëtar kur eliminoi gjatë ditës katër luanë, për t’i bërë vend luanëve më të rinj.

Kopshti zoologjik i Kopenhagenit informoi se eliminoi dy luanë të këlyshë dhe prindërit e tyre, pasi nuk arriti të gjente një risistemim për ta.

Luani 16-vjeçar dhe luanesha 14-vjeçare ishin pranë fundit të ciklit natyral të jetës së tyre.

“Për shkak të krenarisë, strukturës së tyre natyrore dhe sjelljes, u detyruam që të eliminonim luanët e vjetër dhe dy këlyshët e tyre, të cilët ishin në një moshë në të cilën nuk mund të kujdesesshin për veten”, shkruhej në një deklaratë.

Për këlyshat 10-muajsh u kërkua një risistemim, por kopshti zoologjik nuk mori asnjë ofertë për birësimin e tyre.

Një luan i ri do të mbërrijë në kopështin zoologjik në ditët në vazhdim dhe do të çiftëzohet me dy luaneshat e lindura në vitin 2012, që tashmë kanë arritur moshën e lindshmërisë.

Kopshti shpjegoi se mbajtja në jetë e katër luanëve do të ishte e kushtueshme dhe nuk do të lejonte rritjen normale të luanëve të rinj, që do të sulmoheshin nga luani i vjetër mashkull për të marrë kryesimin e tufës.

Një javë më parë, manaxheri i kopshtit mori kërcënime me vdekje, pasi një xhirafë 2-vjeçare u vra dhe u disektua përpara spektatorëve.

Sipas kopshtit, vrasja e xhirafës u bë e detyrueshme pasi ajo nuk përputhej me programin ushqimor të kafshëve, por lëvizja tronditi rëndë kafshëdashësit në të gjithë botën.

Top Channel