Shtyhet për më 31 mars seanca ndaj Gjikës

24/03/2014 00:00

Shtyhet sërish gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika dhe 7
të pandehurve të tjerë ndaj të cilëve rëndon akuza për “falsifikim
dokumentesh” dhe “ndërtim të paligjshëm”.

Gjika ka qenë i pranishëm edhe në seancën e sotme siç ka ndodhur edhe në seancat pararendës, por mungesa e 2 avokatëve mbrojtës ka sjellë shtyrjen e seancës së radhës për më 31 mars.

Vetë kryebashkiaku i Vlorës, Gjika i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe më herë ka kërkuar që çështja ndaj tij, si e ‘montuar dhe frymëzuar politikisht’ të pushohet, gjë që është hedhur poshtë nga Gjykata e Tiranes.

Top Channel