Edhe njëherë tjetër nga kjo vizitë në këtë fabrikë këpucësh në dalje të Kamzës e cila prodhon  për tregun perëndimor, kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë e qeverisë për t’u vënë në krah të industrisë fasone.

Edi Rama: Nga pikpamja e trajtimit në doganë a ka ndryshuar situata?

Biznesmeni: Po ka ndryshuar.

Rama: Megjithatë, në paketën që kemi bërë për fasonët, këtë pjesën e doganës do ta trajtojmë në mënyrë specifike, me risk të ulët, kështu nga 1 ditë dhe 2 ditë, të kalojmë në pak orë.

Biznesmeni: Do të na ndihmonte shumë.

Rama: Do ta bëjmë patjetër këtë. Të ardhurat që do të marrim nga kontributi juaj përmes tatim-fitimit, do t’i bashkojmë me një fond tjetër të nxitjes së punësimit duke i kthyer prap tek ju, për të nxitur trajnimet profesionale.

Biznesmeni: Grupi ‘Alba Shoes’ ka 1650 punëtorë, brënda 6 mujorit deri në shtator arrin deri në 2000 punëtor. I arrin pa problem se lehtësitë që po na krijohen me doganat dhe rimbursimin e TVSH-së në të shkuarën ka qenë shumë problem.

Rama: Rimbursimi do të jetë automatik brënda 60 ditëve, automatik. Nuk bëjmë historira me rimbursimin.

Sipërmarrësi këtij biznesi i nisur që nga viti 1993 gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin parashtroi këto ambicje.

Biznesmeni: Kemi vite që jemi në tregun europian dhe shumë shpejt do të hyjmë edhe në tregun rus i cili do të jetë një avantazh për të gjithë grupin, duke arritur një fuqi prodhuese prej 10,000 palë këpucësh në ditë të gatëshme. Me përfundimin e kapanonit të ri që mbaroi këto ditë, u shtuan rreth 150 vënde të reja pune. Dhe në Vlorë po shtohet punësimi pasi edhe atje kemi një ambient të mrekullueshëm ku prodhimi i këpucës edhe atje do të jetë i përfunduar.

Top Channel