“Garantimi opozitës për një proces me të drejta të njëjta nga fillimi
deri në fund për reformën administrative” është mesazhi që Kryeministri
Edi Rama kërkon t’i përcjellë kreut të demokratëve Basha nëpërmjet një
letre dërguar kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kjo letër u lajmërua të enjten e kaluar kur Rama, në emisionin “Top Story” iu pergjigj pozitivisht kerkeses per miratim konsensual te reformes se re territoriale.

Ne leter ai shkruan e “Reforma administrative-Territoriale është konsideruar e domosdoshme jo vetëm nga të gjitha partitë më të mëdha politike në vend por edhe nga partnerët e Shqipërisë dhe nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare”.

“Komisioni parlamentar –  shkruan kreu ekzekutivit – i siguron opozitës të drejta të njëjta me ato të shumicës nga fillimi deri në fund të procesit. Kështu besoj se jo vetëm kaq por edhe fakti se presim tanimë prej kohësh opozitën të vijë në komision, – thekson Rama, – dëshmon qartë vullnetin tonë për ta nisur e bitisur sëbashku këtë process edhe pse disponojmë 84 votat e nevojshme për miratimin e reformës”.

Duke e quajtur letrën si një përpjekje të drejtpërdrejtë në adresë të Bashës, Rama i shpreh gadishmërinë e tij kryetarit të opozitës për ta takuar sy më sy, nëse ai do të dëshironte të ndante me Ramën çfarëdo shqetësimi lidhur me këtë çështje kaq të veçatë për të gjithë për të sotëmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Top Channel