Kodheli: Të ruajmë arkivën e FA

21/03/2014 00:00

Me rastin e 50-vjetorit të Arkivës së Forcave të Armatosura, ministrja  e
Mbrojtjes, Mimi Kodheli e ka cilësuar si emergjente mirëmenaxhimin e
trashëgimisë së këtij institucioni, që është edhe arkivi më i vjetër.

Në fjalën e saj në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Kodheli ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për mbajtjen e Arkivit të Forcave të Armatosura, i cili është memoria e ushtrisë shqiptare.

“Do doja të ndalesha në disa aspekte. Ky arkiv është memoria e Forcave të Armatosura dhe nuk duhet trajtuar si një shtojcë pune, por duhet të trajtohet me kujdesin maksimal dhe me rregull. Memoria e Forcave të Armatosura është histori dhe që historia të mos deformohet duhet ruajtur dhe trajtuar me një kujdes të veçantë”, tha Kodheli.

Top Channel