PD: Rama krijoi policinë e PS-së

19/03/2014 00:00

Një dite pas shpalljes së konkursit për kadidatët e Policisë së Shtetit,
deputeti Arben Ristani ka ironizuar duke u thënë të rinjve që edhe nëse
fitojnë, nuk do të futen në polici, pasi vendet që po hapen nga
shkarkimet e profesionistëve do të zihen nga trafikantët bashkëpunëtorë
të Qeverisë.
 

“Të dashur të rinj dhe të reja, që vërtet doni të shërbeni në Policinë e Shtetit, keni zgjedhur të kryeni një detyrë vërtet të respektuar, por ju lutem vini re se: Policia e Shtetit sot po trajtohet si plaçkë lufte për tu ndarë midis numëruesve, komisionerëve, militantëve, lidhjeve nepotike të pushtetarëve të rinj dhe në rastin më të keq po ndahet midis lidhjeve të krimit.Besoj se të gjithë ndjehemi të fyer në inteligjencën tonë, kur na servirin zbulimet se bandat po nxitojnë të vrasin njëri tjetrin nga frika se Policia po bëhet gati për të dalë në punë. Kjo thënie e Edi Ramës është e denjë për një monument idiotësie, por aspak e denjë për një kryeministër normal”, tha deputeti Ristani.

Top Channel