Denoncimi i PD, dorëhiqet kreu i Zyrës së Punës

19/03/2014 00:00

‘Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria dy vite më
parë, me akuzën e kontrabandës, është gjetur nga Edi Rama dhe është
emëruar menjëherë Drejtor i Zyrës së Punësimit në Kavajë”.

Për te provuar kete akuze te rende per Qeverine e Kryeministrit Rama, zedhenesja e Partise Demokratike paraqiti nje fotografi.

“Nuk do mend e kalem, për ta kuptuar se sa boshe është retorika e Kryeministrit për merita e profesionalizëm”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Partia demokratike beri edhe nje histori telegrafike te rastit, kur drejtori aktual i zyres se punes ne kavaje  u akuzua per kontrabande.

“Dy vite më parë, në verën e vitit 2012 Saimir Kurti, u zbulua nga autoritetet doganore teksa një kontenier që vinte nga Kina plot me cigare, e deklaronte si të mbushur me dyer, për të shmangur detyrimin prej 400 milionë lekësh. U kallëzu, dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria”, tha Vorpsi.

Por me denoncimin e ketij fakti, Partia Demokratike iu referua vetem pjeses se pare te historise, duke lene jashte deklarates vendimin e mevonshem te gjykates se Apelit Durres qe zbuti masen e sigurise nga “arrest me burg” ne ‘detyrim paraqitje”. Mesa duket, per Partine Demokratike, kjo nuk ndryshon asgje ne filozofine e qeverisjes.

“Me emërimin që po denoncojmë ne sot, del qartë se rilindja e Edi Ramës, është thjesht dhe vetëm Rilindje e personave që kanë probleme të rënda me ligjin, por që i shërbejnë interesave klienteliste të partisë, Kryeministrit dhe ministrave të linjës”, tha zëdhënësja.

Nuk vonoi shumë se Shërbimi Kombëtar i Punësimit njoftoi dorëheqjen e drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti. Nga ana e tij, Kurti u shpreh se nuk është në kërkim dhe se PD po bën një fushatë shpifjesh ndaj tij.

“Do te ndjek te gjitha procedurat gjyqesdore dhe kam besim tek drejtesia”, tha Kurti.

Top Channel