Braho: Shpejt, “veprime” në SHISH

19/03/2014 00:00

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ka deklaruar
se shefi i SHISH-it, Visho Ajazi, nuk mund të ushtrojë funksionet e tij
si kryetar, për të dhënë dhe marre informacion të klasifikuar, derisa të
pajiset me një certifikatë sigurie.

Per Brahon, Visho Ajazi duhet prese te vihet ne funksion te detyrave te tij.

Drejtuesi i Komisionit Parlamentar të Sigurisë ka saktësuar se një grup pune do të dërgohet në zyrat e SHISH nëse kapercimi i pengeses se certifikatës do të vonohet.

“Ka një handikap që kryetari i SHISH sot është i pacertifikuar, nuk mund të ushtrojë funksionet e tij normale sepse që të ushtrojë funksionet e tij normale duhet të japë dhe të marrë informacion të klasifikuar sekret. Atij i mungon certifikata, duhet të presë dhe të vihet në funksion të detyrave të tij vetëm në periudhën që ai do të certifikohet. Jemi dhe ne në pritje të kapërcimit të kësaj pengese, por nëqoftëse do të vonojë ne do të veprojmë shumë shpejt. Eshtë e padiskutueshme që Komisioni i Sigurisë do të bëjë një grup pune për të verifikuar ato ankesa apo atë problematikë, e cila duhet verifikuar”, tha Ajazi.

Thirrja ne nje seance degjimore e shefit te Sherbimit Sekret Shqiptar eshte ne ngerç prej disa javesh. Deputete te maxhorances dhe opozites e kishin thirrur shefin e SHISH ne nje seance te raportonte per punen e sherbimit, si edhe per bashkëpunimin me Policine, por kjo mbledhje u shty per shkak te mungeses se certifikates. Me pas deputete te maxhorances kerkuan qe te ngrihet nje grup pune per te kontrolluar SHISH, ne pamundesi te thirrjes se Ajazit ne Komision Parlamentar, gje te cilen Braho e ka paralajmeruar se do te ndodhe shume shpejt.

Top Channel