Kryeministri rumun sot në Tiranë

18/03/2014 00:00

Kryeministri i Rumanisë, Victor Viorel Ponta, do të vizitojë të martën Tiranën, me ftesë të homologut shqiptar Edi Rama.

Ponta pritet të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit,  me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Kjo vizitë do të bëjë të mundur vlerësimin e marrëdhënieve dhe eksplorimin e mundësive të reja për zhvillimin e bashkëpunimit, duke përforcuar kuadrin ligjor dypalësh.

Në kontekstin e aspiratave evropiane të Shqipërisë, kryeministri Ponta pritet t`i rikonfirmojë krerëve të shtetit shqipptar mbështetjen e Rumanisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Top Channel