PD: Dështim historik i Qeverisë

17/03/2014 00:00

Partia Demokratike ka bere nje dosje per 6 muajt e Qeverise se
Kryeministrit Rama dhe siç e perkufizoi kryetari i Partisë Demokratike,
Lulzim Basha, kjo periudhe ka provuar se asnje qeveri ne keto 23 vjet
nuk ka deshtuar kaq shpejt sa Qeveria e koalicionit Rama-Meta.
 

Dhe zoti Basha thote se mashtrimet me premtimet e parealizuara elektorale jane vetem njera ane e medaljes.

“Ne do ta pranonim, si një aksident të fatit, faktin që kemi qeveri gënjeshtare dhe të paaftë, por kjo Qeveri që nuk ndërton asgjë është ndërkohë kampione e zhbërjeve, kampione e goditjes së ligjit dhe lirive, kampione e raprezaljes në administratën publike, kampione e shpunësimit të mijëra e mijëra njerëzve me një fjalë goje, kampione e ndalimit të dhjetëra, qindra kantierëve të hapura apo në proces të hapje me një të rënë të lapsit, kampione e babëzisë për të futur në kontrollin politik të saj institucionet e pavarura. Për të bërë është e fundit, për të zhbërë është e para”, tha Basha.

Sipas kreut te opozites, Qeveria e Kryeministrit Rama me paaftesine dhe klientelizmin e vet jo vetem ka çuar ekonomine e vendit buze humneres, por po rrezikon serish marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Deri dje kemi menduar se Rama e ka punë halucinacioni këtë teorinë e tij, sikur fajin ia kanë ekstremistët europianë. Sot, kur nuk mbeti njeri pa ia thënë se e ka gabim është bërë e qartë si drita e diellit se e ka alibi, justifikim për sot dhe për nesër për të mbuluar paligjshmëritë dhe dështimet e tij në krye të Qeverisë. Ne kemi detyrimin politik, moral dhe qytetar, t’u themi shqiptarëve të vërtetën për fatin e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Perspektiva në këtë rrafsh nuk mund të jetë optimiste, kur duket qartë se qeverisja e dyshes Rama-Meta karakterizohet nga dhunimi i demokracisë dhe i shtetit ligjor, asfiksimi i ekonomisë, përkeqësimi i rendit dhe rritja e pasigurisë publike”, tha Basha.

Duke i bere thirrje Kryeministrit Rama te ndryshojë ate qe e cileson si kurs antidemokratik te qeverisjes, kreu i Partisë Demokratike deklaroi se opozita nuk do te toleroje shkeljen e asnjë standardi demokratik.

Top Channel