Franca: Nuk jemi kundër Shqipërisë

12/03/2014 00:00

“Ne mbështesim kandidaturën e Shqipërisë dhe kemi shumë besim në
procesin që do të mundësojë që Shqipëria vend europian t’i bashkohet
familjes së kombeve europiane sa më shpejt, ku do të ketë vendin që
meriton”.

Kjo deklarate e presidentit te Senatit francez, vetem nje jave perpara vendimit te Keshillit te BE-se ne dhjetor per statusin e vendit kandidat, nuk u shoqerua edhe voten mbeshtetese te Frances, nje nga pese vendet qe nuk e votoi kandidaturen e Shqiperise.

Këtë të mërkurë, pak muaj me vone, ne Tirane dhe po ne krahe te kreut te Kuvendit, Ilir Meta, Jean Pier Bell, sqaroi pozicionin e vendit te tij ne lidhje me qendrimin ndaj statusit te vendit kandidat te Shqiperise.

“Franca nuk i ka thene jo perspektives europiane te Shqiperise. Mes shteteve europiane u pa e arsyeshme qe Shqiperia te vazhdonte axhenden e parashikuar te saj te integrimit europian dhe siç e diskutova me zotin kryetar eshte e nevojshme qe Shqiperia te vijoje te krijoje nje kredibilitet prane vendeve te BE-se ne rrugen e saj te integrimit, kjo rruge eshte nje proces i avashte, shume i avashte. Nganjehere edhe vete ne francezet kemi ankesa per ngadalesine me te cilat veprojne institucionet europiane, por kjo sherben per te konsoliduar marredheniet mes vendeve aspirante dhe BE-se”, tha presidenti i Senatit francez.

Por perveç procedurave te ngadalta te vete institucioneve te BE-së Bell pohoi se veshtiresite qe kane kaluar disa vende, si Greqia kane rritur pikepyetjet dhe dyshimet tek disa vende anetare.

“Ne nuk veprojme nen ndikimin e asnje grupi ekstremist ne vendet tona respektive,grupe te cilat mund te kene ide qe te na çojne mbrapa ne histori. Pra ne çdo vendim e marrim jashte influences se ketyre grupeve ekstremiste”, tha Jean Pier Bell.

Meta: Po presim me durim ardhjen e opozitës

Ndersa vendet skeptike nder te cilat edhe Franca, jane ende te padeklaruara per voten ne qershor ndaj kandidatures se Shqiperise, mazhoranca, tha kryetari jone i Kuvendit, do te beje gjithçka ne permbushje te detyrimeve integruese. Ilir Meta deklaroi se e majta eshte e vendosur ne ofrimin e konsensusit te plote opozites, duke e cilesuar pritje me durim ate per reformen territoriale.

“Maxhoranca edhe pse ka më shumë se 3/5 e votave në Kuvend, përsëri ka pritur dhe pret me durim që opozita të zerë vendet e saj të barabarta në drejtimin e komisionit dhe në gjithë funksionimin e tij. Natyrisht që unë shpresoj që ata të frymëzohen nga integrimi dhe jo nga bllokimi që është një sëmundje e vjetër e politikës sonë, nga e cila duhet të ndahemi që të ecim më shpejt edhe drejt Europës”, tha Meta.
 

Top Channel