Kumbaro: Abuzime me paratë publike

11/03/2014 00:00

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka kërkuar para deputeteve të
Komisionit të Medias, shkrirjen e Qendrës së Projekteve dhe ndryshimin e
emërtimit të teatrit modern, duke e quajtur Teater Eksperimental.

“Kemi një mbivendosje të dy strukturave, me dy aministrata të ndryshme, me një paqartësi të kompetencave të njërës dhe të tjetrës, thjesht dy zyra që ndajnë para, pa kritere, pa data, pa afate dhe sidomos pa asnjë raport monitorimi, çka është detyrim ligjor për çdo projekt artistik. Nuk kemi asnjë statistikë në Ministri se sa projekte janë fincuar”, tha Kumbaro.

“Ju keni zgjedhur centralizimin dhe keni marrë përsipër të bëni administrimin e fondeve dhe ju t’i caktoni konkurruesve. Pastaj, nëse ka funksionuar me konkurrim apo jo, kjo është çështje e mirë apo keqfunksionimit, që është një çështje konkrete, ku duhet të dëgjohen palët, të lexohen raportet dhe nuk është çështje konkrete e Komisionit tonë”, tha kryetari i Komisionit, Genc Pollo.

Zonja Kumbaro tha se menaxhuesit e kesaj Qendre kane shperdoruar buxhetin e shtetit, ndersa deputetët e opozites thane qe shkrirja e kesaj Qendre do te çonte ne centralizim.

Deputetët e Komisioni te Medias dhe Arsimit kane degjuar te gjithe grupet e interesit lidhur me ndryshimin e ligjit per artin dhe kulturen.

Pollo mbron piraterine?!

Mbledhja e Komisionit të Medias është hapur me nje fjalim te kryetarit Genc Pollo, i mbeshtetur nga deputeti tjeter i PD, Luçiano Boci per te mbeshtetur kryetaren e AMA-s Endira Bushati, e cila ka ngritur pretendimin se eshte kercenuar nga drejtori i DigitAlb, pas pergjigjes qe ajo i ka dhene per ankesat e televizioneve kombetare Top Channel, Klan dhe platformes DigitAlb per mosveprim nga AMA per çeshtjen e piraterise televizive.

Nenkryetari Alfred Peza dhe deputetet e tjere te Komisionit kane deklaruar se kjo çeshtje eshte ne duart e drejtesise dhe te mos behen komente qe e politizojne ate. Ne fakt, ne te gjitha komunikimet e drejtorit te DigitAlb me zonjen Bushati, ne qender te tyre ka qene vetem zbatimi i ligjit, perfshire edhe komunikimin e fundit, ku vendosmeria e shprehur nga zoti Jaho per te zbatuar ligjin ne organet kompetente, qofte edhe ndaj zonjes Bushati, per shkak se ajo prej pese vjetesh nuk e zbaton ate, eshte konsideruar si kercenim nga zonja Bushati. Gjithsesi do te jene organet kompetente qe do te vendosin per te zbardhur pretendimet.

Nga ana tjeter, zoti Pollo nuk foli per thelbin e problemit, piraterine televizive, pavaresisht se jo vetem Top Channel, por edhe televizionet dhe platformat e tjera i jane drejtuar, jo vetem AMA-s, por edhe Komisionit te Medias, ku sot eshte kryetar zotit Pollo, duke i shprehur shqetesimin per çeshtjen e piraterise televizive.

Pergjigjja ndaj vjedhjes dhe piraterise prej institucioneve shteterore, pjese e te cilave ka qene dhe eshte edhe zoti Pollo, njesoj si edhe zonja Bushati, nuk ka ekzistuar. Madje, zoti Pollo, si pjese e Qeverise per vite te tera eshte angazhuar edhe perpara institucioneve nderkombetare per zbatimin e ligjit per piraterine, meqenese e drejta e autorit, e cila po shkelet sot nga kablloret me dhe pa license, si edhe televizione qe ka licensuar zonja Bushati, eshte kusht per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Top Channel