Nishani dekreton Malajn anëtar të Gjykatës së Lartë

10/03/2014 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar Alaudin Malajn si anëtar të Gjykatës së Lartë.

Zoti Malaj zevendeson ne kete post Ardian Dvoranin mandati i te cilit kishte perfunduar qe prej dates 20 janar 2014.

Per kete proces Presidenti i Republikes pati hapur edhe nje tur konsultash me kreret e grupeve parlamentare. Zhvillim ky per te cilin shprehen jo pak rezerva perfaqesuesit e mazhorances.

Nderkohe qe Partia Demokratike mbeshteti emrat e propozuar nga presidenti duke e quajtur qendrimin e pales tjeter si politik dhe nje tentative per te goditur institucionin e kreut te shtetit.

Zoti Alaudin Malaj ishte në treshen gjyqësore, me gjyqtarë Shkëlqim Mirin dhe Gent Shakën, që dhanë vendimin në Apel për çështjen “Gërdeci”.

Vendimi i formës së prerë uli dënimin për të pandehurit, si në rastin e Ylli Pinarit, i cili nga 18 vjet u dënua me 15 vite burg. Po ashtu, Gjykata e Apelit tha se duhet të përfitonin gjykim të shkurtuar edhe dy të pandehurit e tjerë, Minxholli dhe Delijorgji.

Top Channel