Me argumentin se Prokuroria nuk ka prekur asnjë nga të drejtat e të
pandehurve në dosjen, ku ndodhet nën akuzë edhe kryebashkiaku i qytetit
të Vlorës, Shpëtim Gjika, gjyqtari Arben Micko hodhi poshtë kërkesen e
avokatëve për pushimin e çështjes.

Pasi gjyqtari deklaroi çeljen procesit gjyqesor, prokurorët lexuan kërkesën për gjykim, në të cilën pretendohet se në dy episode, pa qenë nën diskutim të mbledhjeve të KRRT-së të Bashkisë Vlorë është vendosur për ndertimin e dy objekteve në këtë qytet.

Sipas Prokurorisë, kjo shkelje është bërë duke falsifikuar dokumentet dhe për këtë ka prova dhe dëshmi. Seanca e radhes u caktua për të hënën e ardhshme, ndërsa kryebashkiaku Gjika u shpreh se prania e medias ne salle do te nxjerre ne pah historine e nje hetimi te montuar.

“Falenderoj median që po angazhohet për ta bërë sa më transparent këtë gjykim, transparencë që nuk i vlen vetëm publikur, por vlen edhe për të parë dhe për të kuptuar se sa i montuar është ky proces nga ana e prokurorisë. Prokuroria në cdo moment kërkon kohë për të sqaruar ato që realisht i ka ngritur vetë prej gati një vit e gjysmë”, tha Gjika.

Shtyhet gjyqi ndaj Mziut

Procesi gjyqesor ndaj kryebashkaikut te Kamzes, Xhelal Mziu edhe ne seancen e dyte nuk u arrit të realizohej.

Shkak u be mungesa e njerit prej te akuzuarve, shefit te tatimeve te kesaj bashkie Bujar Loshi, i cili kishte depozituar nje kerkese per shtyrje te seances pasi kishte probleme shendetesore.

Nderkohe qe ne salle ishin te pranishem, drejtori juridik Atli Hoti dhe kryebashkiaku Xhelal Mziu qe tha se do te jete i pranishem ne te gjitha seancat. Kryebashkiaku Mziu, i cili gjykohet per dy akuza te shperdorimit te detyres dhe te abuzmit me taksat, e konsideroi kete çeshtje si politike.

“Besoj që kjo akuzë e ngritur nga Prokuroria tashmë, jo vetëm për mua, por edhe për specialistë dhe një masë e gjerë e kanë parë që është një akuzë e pathemeltë, nuk ka asnjë bazë ligjore, përveçse një prapavijë politike. Unë kam qenë i angazhuar për të respektuar Prokurorinë dhe kam marrë pjesë në çdo thirrje të prokurorisë. Po ashtu, edhe me Gjykatën”, tha Mziu.

Top Channel