Basha: Marrëdhënie e kushtëzuar me Kuvendin

10/03/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri të qartë se opozita do
të vazhdojë të mbajë një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin,
përderisa, siç u shpreh ai, mazhoranca të futet në binarët kushtetues.

Sipas zotit Basha sjellja antidemokratike e Qeverise me institucionet e pavarura dhe mosrespektimi shtetit ligjor rrezikojne seriozisht marrjen e statusit kandidat ne muajin qershor.

Kreu i Partise Demokratike perseriti qendrimin e opozite se çeshtjen e statusit duhet ta marrin ne dore qytetaret e lire, nje shprehje per te cilen demokratet nuk kane ende nje shpjegim publik se cfare do te thote kjo. 

“Dua të theksoj sot se shkaku i dështimit eventual me marrjen e statusit edhe në muajin qershor po evidentohet gjithnjë e më shumë e më tepër kursi antiligj, antikonsensus dhe antireformë i qeverisë shqiptare. Në vend që ta kishim venë në rrugë të shtruar çështjen e statusit në tre muajt  e mbetur, e kanë vendosur në një malore akoma më të vështirë me ngulimin  e tyre absurd për të vendosur sundimin e  tyre mbi sundimin e ligjit. Janë naivë dhe qesharakë ata që mendojnë me psikologjinë e strucit se fajin nuk e ka e keqja e qeverisjes si e tillë, por nxjerrja në dritë e saj, denoncimi i saj nga opozita, nga mediat e lira, nga shoqëria civile, nga partnerët ndërkombëtare. Nëse ka sot një shpresë reale për integrimin, nëse ka sot një forcë që e mban gjallë idenë  e Shqipërisë europiane, kjo është opozita  që po lufton për vlerat e saj.Integrimi europian, pra edhe statusi është aspiratë e popullit, është pronë e popullit, nuk është plaçkë e Qeverisë. Vendimi për statusin, siç e nënvizoi edhe kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, do të merret në bazë të  situatës së shtetit ligjor në vend. Në dritën e qëndrimeve refraktare të qeverisë, po behet imperative që çështjen e statusit ta marrin në dorë vetë qytetarët e lirë”, tha Basha.

Top Channel