Autoriteti i Mediave Audiovizuale favorizon piraterinë televizive.

Prej vitesh, televizionet kombetare Top Channel, Klan, televizione të tjera të njohura, si edhe platforma DigitAlb kanë kërkuar prej AMA-s që të ndërhyjë në tregun mediatik për të disiplinuar transmetimet e televizioneve kabllore që vjedhin dhe piratojnë sinjalin dhe programet e tyre, por deri tani, AMA jo vetem qe nuk ka ndermarre asnje nismë, por ka shprehur vetem pafuqine dhe mungesen e vullnetit per te zbatuar ligjin per te gjithe operatoret kabllore, deri dje ne rrethe, dhe sot, nga pasiviteti i AMA-s, pandeshkueshmeria perballe ligjit, kane gjetur kurajo te vjedhin dhe piratojne programe edhe në Tiranë.

Cfare ka ndodhur realisht?

Tregu mediatik i transmetimeve televizive perbehet nga operatoret tradicionale kombetare lokalë analoge, platformave dixhitale dhe atyre kabllore. Televizionet analoge dhe platformat dixhitale kane programe dhe kanale te tyre, qe operatoret kabllore ritransmetojne kanale te ketyre TV, shumica duke shkelur ligjin, shpeshhere dhe pa license dhe te pashqetesuar nga ndonje veprim i AMA-s.

Ndersa televizionet kombetare blejne te drejtat e transmetimit, prodhojne programet e tyre, paguajne detyrimet ne shtet dhe ndaj vete AMA-s, ne menyre qe kjo e fundit te kryeje funksionet e saj ne treg sipas parshikimeve te legjislacionit ne fuqi per te ndaluar piraterine dhe konkurrencen e paligjshme, shumica e operatoreve kabllore piratojne programet e kanaleve te medha televizive, pa patur nje kontrate me TV kombetare te cilave ua vjedhin programet, pa paguar detyrimet ndaj shtetit dhe AMA-s, madje nje pjese e mire pa patur as edhe license transmetimi.

Perballe ketij realiteti, zonja Bushati dhe AMA, ndonese ne nje hark kohor pesevjecar, por dhe me gjate, jane vene ne dijeni me qindra here permes shkresave dhe ankesave nga televizionet kombetare qe jane viktima te vjedhjes dhe piraterise, e ka bere veshin shurdh dhe ne asnje moment nuk ka zbatuar detyrimet e saj ndaj televizioneve te rregullt dhe me license. Por çfare eshte me e rendesishmja nuk e ka zbatuar, por e ka shkelur vete ligjin me pasivitetin e shtrire nder vite.

Perse ka ndodhur?

AMA, permes kryetares Endira Bushati, ka ngritur pretendimin se nuk ka kapacitete per te ndjekur dhe monitoruar veprimtarine e televizioneve kabllore ne te gjithe vendin, nderkohe qe eshte pikerisht ky institucion, qe gjate pese viteve te drejtimit nga zonja Bushati ka licensuar nje numer te paprecedente televizionesh kabllore, duke shkelur kriteret e licensimit, nje prej te cileve eshte edhe ai i pajisjes paraprake me nje kontrate transmetimit te te gjithe programeve qe transmetojne me operatoret ose platformat qe veprojne ne treg.

Ne rastin konkret behet fjale per sinjalin dhe programet e televizioneve kombetare Top Channel, Klan dhe  platformes dixhitale DigitAlb, por edhe per televizionet e tjera te rendesishme ne vend. Per te mos folur me tej per mungesen e kontrollit dhe ndeshkimit per te gjithe ata operatore kabllore pa license, qe pervecse veprojne ne kushte ilegjitimiteti, vjedhin dhe piratojne diten me diell programet dhe aktivitetet e televizioneve kombetare dhe platformes DigitAlb, duke cenuar rende investimin e rendesishem te ketyre te fundit dhe duke shkaktuar nje dem ekonomik operatoreve televizive, por edhe vete shtetit.

Cfare po ndodh tani?

Pasi ka qendruar ne heshtje per vite te tera, pas qindra kerkese-ankesave zyrtare te operatoreve te cenuar, drejtuar AMA-s vetem ne keto pese vitet e fundit qe drejtohet nga zonja Bushati, per te vepruar ne perputhje me ligjin, kryetarja e AMA-s, vetem tani, kerkon te gjeje nje arsye dhe kujtohet qe t’i drejtohet per interpretim permes nje shkrese zyrtare Zyres Shqiptare per te Drejtat e Autorit.

Ne nje kohe qe ZSHDA eshte krijuar dhe funksionon prej te pakten 11 vitesh. Por pavaresisht kesaj, pavaresisht arsyeve dhe artificeve qe vetem pas pese vitesh kerkon te gjeje zonja Bushati per moszbatimin e ligjit, edhe ZSHDA pranon se vetem shoqeria transmetuese (pra, Top Channel, TV Klan, Platforma DigitAlb dhe cdo televizion tjeter i cenuar nga vjedhja) ka te drejte te autorizoje ritransmetimin. Dhe per sa kohe asnje nga keto operatore nuk ka autorizuar transmetimin ne kablloret qe vjedhin dhe piratojne, aq me teper ne ata qe operojne edhe pa nje license, vjedhesit duhen evidentuar dhe ndeshkuar nga AMA, e cila ka te gjithe dokumentacionin e nevojshem nga televizionet e cenuara per programet dhe aktivitetet qe jane piratuar dhe evidencen faktike te operatoreve qe vjedhin 24 ore te dites.

Perse nuk vepron AMA?

Te gjitha keto veprime dhe mosveprime te kryetares se AMA-s Endira Bushati ne keto pese vjet, mosndeshkimi i piraterise dhe vjedhjes, cenimi i te drejtes dhe demi ekonomik qe u eshte shkaktuar televizioneve apo platformave televizive, tregojne me se paku qe ky institucion, eshte jo funksional, i pamundur dhe me mungese vullneti institucional per te respektuar ligjin dhe detyrimet qe ka ndaj tregut dhe televizioneve qe respektojne te gjitha kriteret dhe ligjet.

Ne rastin me te mire, duke gjykuar nga inaktiviteti i tejzgjatur i AMA-s perballe vjedhjes dhe piraterise flagrante, lind dyshimi i arsyeshem se gjithçka mund te behet pse jo dhe ne menyre te qellimshme, per interesa private dhe per te favorizuar subjekte te caktuara ne treg, me edhe pa license.

Top Channel