PD kundër konkluzioneve të dialogut

07/03/2014 00:00

Partia Demokratike ka kundërshtuar përfundimet e dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe BE-së, të bëra publike nga mazhoranca qeverisëse.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e komisionit të integrimit, Majlinda Bregu deklaroi se konkluzionet nuk përmbajnë asgjë për shqetësimet e ngritura nga opozita në tryezën me komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle.

“Meqenëse në konkluzionet e bëra publike nuk ka asnjë fjalë për shqetësimet e opozitës, atëherë po i bëjmë ato me dije. Ne kemi ngritur shqetësimin për rrezikun për institucionet e pavarura, për shkeljen e rregullores së Kuvendit me shkarkimin e Zana Xhukës, për situatën e rendit dhe krimin e organizuar. Masat e qeverisë nuk mjaftojnë për të zgjidhur këto probleme. Ne ishim në dialog për t’i kërkuar qeverisë që të heqë dorë nga shkelja e parimeve demokratike dhe standardeve të arritura tashmë në Shqipëri”, deklaroi Bregu.

Top Channel