Shefi i SHISH-it pa çertifikatë sigurie

05/03/2014 00:00

Raportimi i Visho Ajazit në Kuvend kthehet në rastin më të mirë, në një
situatë qesharake dhe në atë më ekstrem, në një skandal të rëndë për
shtetin shqiptar.

Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, ai që menaxhon informacionin sekret, rezultoi se nuk dispononte certifikaten e sigurise, per informacionin e klasifikuar dhe per kete arsye, tre ore e gjysmë pasi ishte lajmeruar mbledhja e Komisionit te Sigurise, deputetet vendosen shtyrjen e saj. Deputetet e maxhorances, kerkuan qe shefi i SHISH te pajiset me kete certifikate perpara se te raportoje ne Komision.

“Për habi të të gjithëve vetë kreu i SHISH-it ishte i papajisur me certifikatë. Mbledhja u shty për një ditë tjetër, kur kreu i SHISH-it të jetë me certifikatë sigurie”, tha deputeti i PS, Taulant Balla.

Kreu i ketij Komisioni, Spartak Braho tha se mbledhja do te kryeet vetem atehere kur te gjithe te kene nje certifikatë sigurie, ndersa pranoi faktin se kishte nxjerre me pare nga kjo mbledhje edhe disa deputete te cilet nuk kishin certifikaten e sigurise.

“Deputetët që nuk e kishin këtë certifikatë ne i nxorrëm jashtë. Seanca dëgjimore do të bëhet kur të gjithë personat që përfshihen në këtë çështje do të jenë të rregullt me ligjin”, tha Braho.

Opozita e cilesoi si nje akt te turpshem duke aluduar se maxhoranca nuk donte te degjonte raportimin e shefit te SHISH-it.

“Tentativë qesharake nga ana e deputetëve të maxhorancës për t’i bërë bisht informacionit të përcjellë nga ana e Shërbimit”, tha deputeti demokrat, Flamur Noka.

Shefit te SHISH-it i ka skaduar certifikata e sigurise, por deputeti Pirro Lutaj hodhi akuzen se Visho Ajazi nuk i permban kushtet per ta perfituar kete certifikate dhe se heren e pare ai e ka marre certifikaten ne menyre te paligjshme.

Çfarë është çertifikata e sigurisë?
Dokumenti lëshohet nga DSIK, problem dyshtetësia e Ajazit

Çfarë është çertifikata e sigurisë e cila rezulton t’i ketë skaduar kreut të shërbimit sekret Visho Ajazi Lika?

Në fjalorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, e përkatësisht në faqen www.shish.gov.al, kuptimi është: çertifikatë e lëshuar nga autoritetet kombëtare për të treguar se në lidhje me personin që interesohet janë bërë hetimet e duhura dhe se ai ndërkohë mund të njihet me materialet e klasifikuara deri në shkallën e vënë në vetë çertifikatë.

Nga ana tjetër, në ligjin e marsit 2001, kur kryeministër ishte Ilir Meta, shtjellohet më tej shqyrtimi i pastërtisë dhe dhënia e kësaj çertifikate, ligj i cili ka pësuar ndryshime me disa shtesa në vitin 2007, kur kryeminsitër ishte Sali Berisha.

Ligji thotë se, të drejtën për t’u njohur me informacion të klasifikuar e kanë vetëm personat e çertifikuar, ndërsa të drejtën për të lëshuar këtë dokument e ka Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, pranë Këshillit të Ministrave.

Dokumenti dorëzohet pasi përfundon verifikimi i pastërtisë së figurës së personit, që në këtë rast është numri një i SHISH, Lika. Por duket se ajo që do të hapë debat, të paktën sipas ligjit, është proçedura që duhet të ndiqet për ripajisjen me çeftifikatë sigurie për kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, për shkak të dyshtetësisë së tij.

Ligji thotë se, pas përfundimit të afatit për vlefshmërinë e këtij dokumenti, që u lejon akses për t’u njohur me informacione të klasfikuara të sigurisë kombëtare, ndiqet e njëjta proçedurë si edhe herën e parë, përcaktohen gjithashtu edhe kriteret se çfarë duhet të plotësojë kërkuesi.

Por neni 3 i këtij ligji thotë gjithashtu se, çertifikata e sigurisë lëshohet në bazë të përshtatshmërisë me detyrën dhe besnikërisë ndaj vendit, ndikimit të jashtëm dhe kërkesave të tjra siç janë: sjellja personale, qëndrimi ndaj sigurisë kombëtare dhe rendi publik, apo edhe qëndrimi ndaj infomacionit të klasfikuar.

E pikërisht këtu nis edhe “thembra e Akilit”, pasi më tej thuhet se, për personat që kanë patur shtetësi tjetër apo kanë dy shtetësi verfikimi i pastërtisë së tij bëhet në bashkëpunim me autoritetet homologe të vendit, shtetësinë e te cilit ka patur apo ka aktualisht.

Pyetja që ngrihet vetiu është: ndërsa pritet një mbledhje e radhes në Komisionin e Sigurisë, a do të kërkoje DSIK nga Kanadaja informacion për figuren e 58-vjeçarit Visho Ajazi Lika???

Top Channel