Mbledhje e Këshillit të Sigurisë

04/03/2014 00:00

Më 11 Mars, pritet të mblidhet nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Zyrtarisht nuk bëhet e ditur se përse kërkohet kjo mbledhje, por mësohet se mbledhja e parë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në mandatin e zotit Nishani, lidhet me strategjinë e sigurisë dhe jo me situaten e rendit në vend, siç ishte lënë të kuptohej.

Zyra e shtypit të Presidentit nuk konfirmon as informacionet, se në këtë mbledhje mund të jetë i ftuar për të marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe pse ligjërisht nuk është pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Këshilli, sipas Kushtetutës, përbëhet nga kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm, ministri i Pushtetit Lokal, ministri i Financave, ministri i Transporttit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Top Channel