Nishani, ankimim në Kushtetuese

03/03/2014 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dorëzuar të hënën në Gjykatën Kushtetuese, një ankimim në të cilin shtrohet problemi i konfliktit të kompetencave mes Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë, për rastin e shkarkimit të kryetares së ILDKP-së, Zana Xhuka.

Në kërkesën e tij, presidenti Nishani thotë se Parlamenti ndërhyri në kompetencat e tij me shkarkimin e Xhukës dhe me emërimin e Shkëlqim Ganajt si pasardhës të saj, ndërsa i kërkon gjykatës që të shpallë anti-kushtetues votimin e këtij të fundit.

Ankimimi i presidentit Nishani vjen pak ditë nga refuzimi i Gjykatës Kushtetuese për të marrë në shqyrtim ankimimin e një grupi deputetësh të opozitës, të cilët kundërshtuan ngritjen e grupit parlamentar që do të kontrollonte punën e ish-shefes së ILDKP-së.

Për rastin “Xhuka”, Gjykata Kushtetuese 4 ditë më parë u shpreh se, “Kjo çështje nuk është në kompetencën tonë, por të Gjykatës Administrative”. 

Top Channel