Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi aktivitetin për pasqyrimin e
fushatës elektorale në media, me drejtues të këtyre të fundit,
përfaqesues të shoqërise civile e bordit të monitorimit. 

Ndersa vendi do te mbaje zgjedhjet vendore ne 2015, problematikat e vena re ne zgjedhjet e shkuara dhe rekombandimet e OSBE – ODHIR ishin ne fokus te diskumit ne kete tryeze. Perfaqesues te mediave vune theksin tek ajo qe eshte njohur tashme, si “fenomeni i kasetave” ose materialeve te montuara nga partite politike.

Pavaresisht se ligji nuk e ndalon transmetimin e tyre, drejtuesit e mediave deklaruan se kjo cenon transparencen ndaj publikut.

Gjithashtu ata vune theksin tek perqendrimi i pasqyrimit te fushates elektorale vetem tek kryetaret e partive, fenomen qe vecanerisht ne zgjedhjet lokale nuk i ofron zgjedhesve njohjen me platformat dhe kanidatet, qe do te jene me pas drejtuesit e tyre lokale. Ne kete tryeze pati gjithashtu propozime per ndryshimin e ligjit zgjedhor ne pjesen qe ai parashikon pasqyrimin dhe monitorimin e fushates elektorale ne media, per te rritur transparencen me audiencen.

Top Channel