Komisioni i Sigurisë vendosi që të thërrasë në seancë dëgjimore shefin e
Shërbimit Informativ Shtetëror të mërkurën e kësaj jave.

Kërkesa ishte bërë më parë nga deputetët e opozitës, në lidhje me akuzat që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ngritur më parë për mungesën e informacionit në lidhje me shpërthimet me lëndë eksplozive.

Por maxhoranca vendosi edhe piken e pergjimeve te paligjshme të policise, akuza keto te ngritura nga media.

“Ne nuk mund të bëjmë 20 seanca dëgjimore me një institucion, ku me një seancë dëgjimore mund të ezaurohen të gjitha çështjet. Çështja juaj, në parim, në traditën parlamentare ndiqet rregulli që çështja juaj është çështja e parë sepse është e para e paraqitur për dëgjim. Jemi të shqetësuar për gjithçka është publikuar në media, sepse nuk i takon vetëm SHISH, por është edhe një çështje e një sulmi politik”, tha deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Deputetet e opozites kane kembengulur edhe ne nje mbledhje publike dhe jo me dyer te mbyllura.
 
“Në rast se do ta bëni me dhunë kartonash, bëjeni, është çështja juaj. E vërteta është që duhet të kishte konsultime për këtë çështje dhe me kryesorja është, që për kërkesën që deputetët e opozitës kanë paeraqitur në Komision që të raportojë kryetari i Shërbimit kanë nevojë të gjithë qytetarët të jenë transpartentë dhe ta shohin të vërtetën. Në rast se kreu i Shërbimit ka faje apo rëndojnë mbi të akuza të ngritur nga ministri, apo ministri ka gënjyer në lidhje me situatën”, tha deputeti Fllamur Noka.
 
Pas mbledhjes, kreu i ketij Komisioni Spartak Braho u shpreh se nese vertetohet qe ka patur pergjime te paligjshme do te kete shkarim dhe ndjekje penale për personat që kanë urdhëruar këtë operacion.

“Padyshim, nëqoftëse përgjimet janë bërë në kundërshtim me rregullat që përcakton ligji do të merren masa drastike, sepse është shkelur rëndë ligji. Personat që kanë urdhëruar përgjime të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale”, tha Braho.

Në axhendën e kësaj mbledhje të Komisionit ishte ratifikimi i marrëveshjes së policisë shqiptare me EUROPOL-in.

Tahiri letër Ajazit: Më konfirmoni urdhërin dhe rezultatet e përgjimit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka kërkuar shefit të SHISH-it Visho Ajazi, konfirmimin nëse dokumenti i nxjerrë në media dy ditë më parë, për mbledhje informacioni për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit është i vërtetë.

Në një letër zyrtare drejtuar kreut të Shërbimit Sekret Shqiptar, ministri i Brendshëm, në bazë edhe te marreveshjeve te bashkëpunimit midis dy institucioneve ka kerkuar informacionin nese ka te dhena te grumbulluara deri me tani, ne lidhje me implikimin e ndonje prej shefave te policise ne ndonje aktivitet kriminal.

Ne leter thuhet, se “lidhur me publikimin  ne media te nje qarkoreje nepermjet te ciles kerkohet verifikimi, grumbullimi, dhe madje edhe thellimi i informacionit mbi drejtuesit e policise ne qender dhe ne baze, per implikimin ne ndonje veprimtari antiligjore, lutem per te shmangur ndonje paqartesi, kerkoj konfirmimin tuaj zyrtar per ekzistencen e këtij urdheri”.

 

Me pas ne leter ministri i Brendshem kerkon informacionin e mbledhur deri ne daten 4 dhjetor, siç shkruhet edhe ne dokumentacionin e paraqitur nga media.

Letra e ministrit te Brendshem mbyllet me interesimin per kerksen e bere, ne lidhje me informacionet e mbledhura nga SHISH ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te paligjshme, kerkese kjo e bazuar edhe ne kauder te bashkëpunimit institucional.

Te shtunen Top Channel publikoi nje urdherese te Sherbimit Informativ Shtetetor ne dt 2 Dhjetor 2013, vetem pak muaj pas ardhjes ne fuqi te qeverise se re ka kerkuar nga Drejtorite ne rrethe te identifikojnë te gjithe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në Qarqe, personat dhe pozicionet e tyre dhe te mblidhej informacion per te dhena qe mund ti inkriminonin ata në veprimtari antiligjore.

Top Channel