Deputetet e Komisionit të Medias dhe Arsimit kanë diskutuar për disa
minuta mbi vërtetësine e procedurës së mbajtur dy mbledhje me parë, ku
eshte arritur konsensusi për formulën e përzgjedhjes së Këshillit
Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

Punonjesit e Komisionit kane zbardhur tre here diskutimet e mbajtura ne mbledhjen me dyer te mbyllura, duke e kthyer ne nje rast te pare, ku vihet ne diskutim procesverbali.  

Nenkretari i ketij komisioni Alfred Peza, tha se nje situate e tille eshte e paprecedent. Me pas eshte disktuar per kalendarin, ku kryetari i Komisionit te Medias, Genc Pollo ka theksuar se takimi per perzgjedhjen e kandidateve per Keshillin Drejtues te RTSH do te shtyhet deri ne arritjen e nje zgjedhjeje.

Top Channel