Avokati i Gjikës kërkon pushim të çështjes

03/03/2014 00:00

Gjykata e Tiranës mbajti seancën e rradhës ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Avokati mbrojtjës i Gjikës, Ardian Leka kërkoi pushim të cështjes për pavlefshmëri të hetimit.

“Kanë kaluar afatet gjatë fazës së hetimit”, tha Leka.

Ndërsa pas përfundimit të gjyqit, vetë kreu i bashkisë së Vlorës, i cili akuzohet nga Prokuroria për falsifikim dokumentesh, në një prononcim për mediat e ka cilësuar procesin si të montuar politikisht  pasi sipas tij hetimet kanë nisur vetëm tre muaj para zgjedhjeve.

Megjithatë Gjika garantoi se ai do të jetë i pranishëm në çdo seancë që do zhvillohet në kryeqytet për të mbrojtur moralin e tij. Seanca tjetër është caktuar të zhvillohet të hënën e ardhshme.

Top Channel