Basha pret delegacionin e Bundestagut

02/03/2014 14:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me një delegacion të Bundestagut, i garantoi deputetët gjermanë se opozita shqiptare përkrah pa kushte integrimin europian të vendit.

Megjithate, zoti Basha i njohu perfaqesuesit e Byndestagut me disa akte te qeverise, qe sipas opozites, rrezikojne kolonat e demokracise dhe shtetit ligjor.

Njoftimi zyrtar i Partise Demokratike thote se deputetet gjermane shprehen mendimin se  Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë jo vetëm për ruajtjen e standardeve të arritura deri në këtë moment,  por edhe për t’u përqendruar në parapërgatitjen e kritereve në të gjithë kapitujt që kërkon procesi.

Perfaqesuesit e Bundestagut theksuan se “askush nuk perligjet të dalë mbi shtetin ligjor dhe se ky është një parim dhe standard i panegociueshëm që duhet ruajtur e respektuar me çdo kusht”.  

Sipas deputeteve gjermane kjo eshte shume e rendesishme per Shqiperine jo vetëm sepse përben kërkese themelore për procesin e integrimit, por dobësimi i shtetit ligjor krijon pasiguri dhe largon investimet e zhvillimin ekonomik, duke mos i shërbyer interesave te Shqipërisë dhe qytetareve te saj.

Top Channel