Kryeministri Rama dekoron Tedi Papavramin me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”: Faleminderit që shkove në Europë si një shqiptar i bukur Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përsëritur apelin e tij për realizimin e reformës administrative, duke fajësuar mungesën e vullnetit politik për dështimin.
Në një takim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, Meta ka theksuar se Shqipëria është shumë e prapambetur përsa i përket reformimit të ndarjes territoriale, e cila sipas tij në gjendjen aktuale lë për të dëshiruar.
“Ne jemi të përfshirë në një çështje të rëndësishme, në një reformë që i ka kaluar koha, siç është ajo territoriale-administrative. Shqipëria për fat të keq është shumë mbrapa për shkak të mungesës së vullnetit politik për të bërë një reformë në interes të qytetarëve. Shqipëria ka 385 njësi vendore, që është një numër shumë i madh dhe që bën të pamundur një politikë zhvillimore”, deklaroi Meta.
Top Channel