Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një politikan spanjoll është kapur duke parë një fotografi të një gruaje nudo gjatë një debati të rëndësishëm politik në Parlament.
Miguel Angel Revilla, ish-president i komunitetit autonom të Kantabrisë, është fotografuar ditën e hënë nga Andres Fernandez i gazetës lokale “El Diario Montanes”. 71-vjeçari kishte mbuluar një revistë të njohur spanjolle për foto të “nxehta” me dokumente zyrtare dhe po shikonte foton me shumë vëmendje.

Fotoja e politikanit e postuar në Twitter nga Fernandez ka krijuar shumë polemika në Twitter me përdoruesit e rrjetit social që kritikojnë politikanin për shpërdorim të kohës duke fituar para’ nga taksat e njerëzve të thjeshtë.
Vetë kreu i Partisë Rajonale të Kantabrisë tha se thjesht po shfletonte revistën në kërkim të një artikulli mbi fatin e ish-presidentit të bankës Caja Madrid, Miguel Blesa.
Top Channel