Në kuadër të programit IPA të Bashkimit Europian, Shqipëria ka përfituar një grant prej 64 milion euro i cili do të pasohet nga një tjetër me 18 milion euro gjatë vitit në vijim.
Marrëveshja e këtij granti mori firmat e kreut të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi dhe Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha. Shuma prej 64 milion euro do të shërbejë në realizimin e 12 projekteve.
16 milion euro do të përdoren në drejtësi dhe cështjet e brendëshme, 9 milion për administratën publike, 2 milion në transport,8 milion euro për ambientin dhe riciklimin, 6,5 milion për punësimin duke ndihmuar bizneset e vogla dhe pjesa më e madhe e këtij fondi prej 36 milion euro do të shkojë për zhvillimin rural.
Kreu delegacionit të BE-së, Ettore Sequi u shpreh se firmosja e kësaj marrëveshje tregon edhe njëherë tjetër mbështetjen e BE-së ndaj Shqipërisë pavarësisht se unioni ndodhet në një krizë ekonomike.
Pritshmërirë tona, tha Sequi, nuk janë modeste. Të gjitha institucionet shqiptare duhet të marrin përsipër përgjegjësitë në menaxhimin e fondeve me qëllim final përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ndërsa Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha shpjegoi format e menaxhimit të këtij fondi.
“E vecanta e programit IPA 2013 është se në bashkëpunim me Komisionin Europian është mundësuar hartimi i projekteve duke u bazuar në konceptin e qasjes së gjërë sektoriale. Në këtë kuadër, fusha e drejtësisë dhe e cështjeve të brendshme, si dhe mjedisi dhe ndryshimet klimatike janë nga sektorët pilotë të përzgjedhur”, sqaroi Ministrja, Klajda Gjosha.
Top Channel