Në kërkim autori i vrasjeve në Durrës

22/02/2014 00:00

Prishja e pazarit të drogës dyshohet se ka qenë motivi i ekzekutimit dhe djegjes së dy të rinjve nga Fshat Fushë-Kruja.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij krimi një 32-vjeçar nga Durrësi, shtetasin Odise Verbofshi, ndërsa ka arrestuar nën akuzën e bashkëpunimit për asgjësimin e kufomave 20-vjeçarin Gazep Pili, familjar i bashkëshortes së Verbofshit.

Vrasja e të rinjve Shaban Babasi, 27 vjeç, dhe Albert Kasalla, 32 vjeç, të dy nga Fshat Fushë-Krujë, u konstatua natën e së enjtes pas marrjes njoftim për djegjen e një automjeti në zonën e ish-Kënetës, pranë ish-vaskave të peshkut.

Pas shuarjes së zjarrit nga shërbimi zjarrfikës, brenda automjetit tip Benz me targa AA930DJ u konstatuan në bagazhin dhe sediljen e pasme të tij, trupat e pajetë.

Lidhur me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes u shoqëruan në polici 36 persona duke arritur në identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Odise Verbofshi, 32 vjeç, banor i lagjes nr.14, Shkozet Durrës, i padënuar më parë. Nga struktura për Krimet e Rënda Durrës rezultoi se dy të rinjtë ishin vrarë paraprakisht me pistoletë në shtëpinë e Verbofshit dhe më pas ishin transportuar për t’u djegur me qëllim zhdukjen e kufomave dhe provave.

Nga hetimet rezulton se motiv i këtij krimi është prishja e pazarit lidhur me lëndën narkotike kanabis sativa, 74 kg të së cilës u gjetën dhe sekuestruan në banesën e të dyshuarit. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy pistoleta dhe një krëhër me fishekë.

Ndaj Verbofshit rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA