Pavarësisht se nuk është regjistruar ndonjë incident, policia përpara fillimit të protestës e deri kur u hoq nga sheshi podiumi i ngritur nga opozita mbajti dy kordona të fortë sigurie ku dominonin fillimisht policet femra përpara Kryeministrisë.

Pak minuta përpara se të mbaronte kjo protestë në mesin e kordonit të parë është kërkuar përforcim nga punonjësit e rendit dhe të sigurisë.

Ky shtim prej 10 apo 15 punonjësish, ishte i vetmi i nevojitshëm për masat e ndërmara për protestën.

Që prej lajmerimit të protestës, një tis tensioni në rritje, sidomos ditët e fundit i ka paraprirë marshimit opozitar në bulevard.

Tension që është reflektuar edhe në qarqet diplomatike, shumë të ndjeshme ndaj rrezikut për ndonjë incident të mundshëm.

Deri të mërkurën në mbremje ka patur kontakte të vazhdueshme mes diplomateve europiane dhe amerikanë e përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Numri i policëve, të cilët ishin të angazhuar në këtë mbarëvajtjeje të mitingut të Partisë Demokratike ishte i lartë.

Pothuajse të gjithë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit kanë qenë prezent në afërsi të Kryeministrisë, përfshirë këtu ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u filmua nga kamerat në taracën e Kryeministrisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, drejtori i policise Qarkut Tiranë, shefi i Gardës së Republikës, si edhe shefat e komisariateve të Tiranës.

Pothuajse i gjithe efektivi i komisariateve te kryeqytetit ishte i gatshem per te nderhyre ne rast te ndonje ushtrimi dhune.

Policia ka zgjedhur serish risine e perdorur gjate protestes se pare te opozites ne Nentor, per te krijuar kordon me police femra.

Rreth 50 prej tyre u rreshtuan ne kordonin perpara Kryeministrise, per te krijuar rrethin e pare te sigurise, perpara godines me heret se te fillonte protesta.

Rrethi i dyte i sigurise i rreshtimit, ishin forcat e rendit dhe te sigurise publike ne komisariatet e Tiranes dhe ata te drejtorise se policise se Qarkut Tirane.

Pothuajse te gjitha efektivat e rendit, ne komisariatet 1 dhe kater perbene pjesen me te madhe te kordionit te dyte.

Te distancuar nga dy kordonet e sigurise se kryeministrise jane forca te nderhyrjes se shpejte qe ishin ne gatishmeri te ndonje akti te dhunshem te mundshem, gjate dhe pas protestes se opozites, nderkohe qe garda e republikes mori ne ruajtje godinen e Keshillit te Ministrave nga Brenda dhe snajperat e RENEA-s perimetrin perreth.  

Gjithashtu i gjithe efektivi i policise rrugore ne Tiranë bllokoi te gjitha rruget nderlidhese me bulevardin Deshmoret e Kombit deri sa protesta perfundoi.

Fatmiresisht, gjate tubimit nuk pati asnje incident dhe secila nga palet, protestuesit dhe policia, respektoi rolin dhe detyrat e te drejtat e saj.

I vetmi debat qe la pas marshimi i protestes ishte ai i pjesemarrjes.

Por, kjo nuk eshte as ceshtje e sigurise dhe as pune e policise, por pjese e retorikes politike qe do te vazhdoje me te shumten edhe pak ore.

Top Channel