Kushtetuese shqyrton ankimimin e PD

18/02/2014 00:00

Gjykata Kushtetuese ka marrë të martën në shqyrtim ankimimin e Partisë Demokratike për aktin normativ për buxhetin e vitit 2014.

Deputeti demokrat Eduart Halimi theksoi se gjatë seancës, nga ana e PD-së është argumentuar se akti normativ është antikushtetues dhe bie në kundërshti të hapur me Kushtetutën dhe të drejtat kushtetuese të shqiptarëve për mirëqënien e tyre ekonomike.

“Ky akt është jashtë cdo logjike kushtetuese. Kemi besim se Gjykata Kushtetuese do të analizojë këtë rast të paprecedentë të historisë 20-vjecare të buxhetit që merret borxh jo për investime, por për t’i bërë paratë rrush e kumbulla”, tha Halimi.

Top Channel